Aktori i njohur vdes gjatë skijimit

Humb jetën në një aksident tragjik aktori i njohur francez, Gasper Ulliel.

Ai vdiq në moshën 37-vjeçare, pas një aksidenti fatal teksa ishte duke bërë ski.

“Gaspard Ulliel vdiq në një aksident me ski të mërkurën”, thuhet në deklaratë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se aktori është dërguar me urgjencë në spital, por plagët kanë qenë të shumta dhe ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Ulliel fitoi vëmendjen ndërkombëtare për performancën e tij si kanibali i famshëm në “Hannibal Rising” dhe pati një rol kryesor në serialin e ardhshëm televiziv Marvel “Moon Knight”.

Ulliel fitoi një çmim César – ekuivalenti francez i një Oscar, për aktorin më të mirë në 2017, për rolin kryesor në ” It’s Only the World ” të Xavier Dolan “, në të cilin ai luajti së bashku me Marion Cotillard dhe Lea Seydoux.

Ulliel gjithashtu ndoqi një karrierë të suksesshme ndërkombëtare si model.