Aktori i njohur shqiptar, nga Nisma kalon në PDK

Aktori i mirënjohur shqiptar, Eqrem Berisha, ka kaluar nga Nisma Socialdemokrate në PDK.

Lajmin e ka bërë të ditur, ish-deputeti, dhe tashmë kandidat për deputet edhe në legjislaturën e tetë, Ferat Shala.

Shala përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar aktori Eqrem Berisha, ka zgjedhur që rrugëtimin politik ta bëjë me PDK-në.

Postimi i plotë

Eqrem Berisha është njeri i veçantë. Ai kurrë nuk është bosh, gjithmonë me plot humor, plot mirësi dhe energji pozitive.

Me lojën prej aktori të talentuar, me humorin origjinal, shpesh edhe me ironinë therëse, që prej shumë vitesh ai i na i bënë jetët tona më të hareshne, më fisnike. Bisedat me Eqremin gjithmonë janë përjetim i veçantë për mua, sepse bashkë ndajmë shumë kujtime të luftës dhe të angazhimeve të përbashkëta në UÇK. Ish-aktivist i NISMA Socialdemokrate, tani ai ka vendosur që rrugëtimin politik ta bëjë me Vatrën më të ngrohtë për të gjithë veteranët e luftës.

PDK mbetet kurdoherë parti e vlerave liridashëse e shtetformuese, parti e vizioneve të qarta për të ardhëm e të gjithë qyetetarëve të Kosovës.