Aktori i njohur shqiptar acarohet keq dhe shan policët, dalin pamjet

Vizita e presidentit turk në Shqipëri, Recep Tajip Erdogan, ka shkaktuar probleme në trafikun e kryeqytetit duke qenë se një pjesë e rrugëve ishin të bllokuara.

Në orët e mbrëmjes presidenti ishte në xhaminë e Et’hem Beut e i gjithë trafiku në rrugën e Elbasanit, u ndal deri në përfundimin e takimit të tij.

Bllokimi i rrugës ka sjellë nervozizëm tek drejtuesit e mjeteve të cilët i binin borive. Mes tyre ishte edhe aktori i humorit, Albano Bogdo. Ky i fundit ka dalë nga makina dhe, duke bërtitur, i ka kërkuar efektivët të policisë që t’i hapte rrugën që të kalonte.

Hapni pra rrugën që të kalojnë makinat,”-dëgjohet aktori. Ndërkohë që efektivi i policisë me qetësi nuk i kthen përgjigje por vijon me punën për të ndarë trafikun në zonë, për t’ju rikthyer normalitetit.

E gjithë skena është filmuar nga kalimtarë të rastësishëm. Njëra prej videove po qarkullon në rrjet.