Aktori i njohur hyn zyrtarisht në strukturat e PDK-së

Aktori i njohur kosovar i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka bërë të ditur se aktori i njohur, Fisnik Ademi, i është bashkuar këtij subjekti politik.

Ismaili e ka publikuar një fotografi me Ademin në Instastory, kështu duke treguar se ai zyrtarisht ka hyrë në strukturat e PDK-së.

Ademi është zgjedhur kryetar i nëndegës së PDK-së në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Të kujtojmë se Ademi qysh në vitin 2017 ishte bërë pjesë e PDK-së duke iu bashkuar “Misionit të Ri”.

Njoftimi i Kadri Veselit në vitin 2017:

Ard Islami e Fisnik Ademi i bashkohen “Fillimit të Ri”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka njoftuar se dy artistët e njohur Ard Islami dhe Fisnik Ademi i janë bashkuar platformës së partisë së tij “Fillimi i Ri”.

Veseli ka thënë se lidershipi që ai do të ofrojë me koalicionin PDK-AAK-Nisma do të ndihmojë krijuesit artistikë në vend.

“Unë “aderova” javë më parë në nje episod të serialit më të mirë, “O sa mirë”. Ndërsa sot pata nderin t’u uroj mirëseardhje skenaristit Ard Islami dhe aktorit Fisnik Ademi në platformën tonë “Fillimi i Ri”. Edhe arti dhe kultura kanë nevojë për një energji të re pozitive dhe lidership të ri që ndihmon krijuesit artistikë në vend! #FillimiRi”, ka shkruar ai në Facebook.