Aktori i njohur humb jetën nga COVID-19

Aktori i njohur e ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Aktori i njohur kanadez Nick Cordero, ka ndërruar jetë si pasojë e virusit Covid-19, shkruajnë mediat e huaja.

Cordero vdiq të dielën në spitalin Cedars-Sinai pasi kaloi më shumë se 90 ditë në spital, sipas gruas së tij, Amanda Kloots.

“Zoti ka një engjëll tjetër në parajsë tani,” postoi ajo në Instagram. “Nicki ishte një dritë e ndritshme. Ai ishte shoku i të gjithëve, i pëlqente të dëgjonte, të ndihmonte dhe veçanërisht të fliste. Ai ishte një aktor dhe muzikant i jashtëzakonshëm. Ai e donte familjen e tij dhe e adhuronte të qenit një baba dhe një bashkëshort”, ka përfunduar ajo.

Kujtojmë se Cordero hyri në dhomën e urgjencës më 30 mars dhe pati ndërlikime të shumta njëra pas tjetrës.