Aktori i humorit Koço Devole infektohet me COVID 19, po lufton me jetën

Aktori i njohur i humorit në vend Koço Devole prej 10 ditësh është infektuar me koronavirus. Mësohet se mbrëmjen e djeshme 77-vjeçari është futur në intubim pasi gjendja e tij shëndetësore është rënduar. Sipas burimeve zyrtare nga stafi i mjekëve, gjendja shëndetësore e aktorit paraqitet tejet e rënduar.

Gjithashtu bëhet me dije se Koço Devole vuan edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruse, mes tyre edhe leuçemia, të cilat e bëjnë edhe më shqetësuese situatën. Prej mbrëmjes së djeshme, aktori dhe regjisori po lufton për të fituar betejën me virusin e rrezikshëm, ndërsa familja dhe të gjithë miqtë janë me shpresë dhe besim që ai do t’ia dalë.