Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka njoftuar se listës së tij i është bashkuar edhe një njeri me vlera.

Bëhet fjalë për regjisorin dhe artistin e mirënjohur Dibran Fyllin.

Haradinaj ka treguar se Dibrani do avokojë për zgjidhjen dhe ngritjen e vlerave të teatrit dhe kulturës në përgjithësi.

Postimi i plotë i Haradinaj:

Listës sonë çdo ditë po i shtohen vlera të mëdha.Dibran Fylli, regjisor, artist i mirënjohur na ka nderuar me kandidimin e tij dhe bashkërrugëtimin për e para Prishtina.Duke ja njohur mirë sfidat teatrit dhe kulturës në përgjithësi, Dibrani do avokojë për zgjidhjen dhe ngritjen e vlerave të tyre, e që meritojnë vëmendje të veçantë duke qenë që Prishtina është kryeqendër Ballkani dhe më gjerë për nga përfaqësimi i saj në art e kulturë. Mirëserdhe Dibran #punamarë#eparaPrishtina