Aktori dhe producenti i njohur, Shkumbin Sopjani është rreshtuar krah koalicionit AAK-PSD. Përmes një postimi në Facebook, aktori i serialeve të njohura Sun Rise dhe 192, thotë se gjithçka fillom me një besim.
“Dhe nga sot duhet të mendojmë se shteti i Kosovës është 100%”, ka shkruar Sopjani.
Postimi i plotë:
Gjithçka fillon me një besim…
Gjithmonë nese keni besim se zgjidhja juaj apo përcaktimi i juaj është për të miren e vendit tuaj apo mirëqenies tuaj,atëhere keni pasur sukses.
Dhe kjo është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër!!
Dhe nga sot duhet të mendojmë se shteti i Kosovës është 100%.
Para se te dal tek kjo deshta të bëjë një pershkrim të shkurt se çka është një subjekt politik (parti politike) dhe pse ka shumë rëndesi lideri i kësaj partie.
Një parti politike është një grup i organizuar njerëzish që kanë të njëjtën ideologji, që punojnë për të zgjedhur kandidatët për zyra publike që përfaqësojnë vlerat e tyre për çështje të politikës. Dhe për zhvillimin e vendit të tyre, që ky subjekt politik të ketë sa me shumë përkrahës është më rëndesi të madhe lideri i subjektit.
Në politikë, një lider i partisë është zyrtari më i fuqishëm brenda një subjekti politik. Lideri flet për partinë e tyre dhe drejtimin e caktuar politike, duke vepruar si përfaqësues i partisë. Dhe mbas fitimit të zgjedhjeve flet edhe si përfaqsues I vendit të tijë në mardhëniet ndërkombëtare.
Lideri i partisë zakonisht është përgjegjës për menaxhimin e marrëdhënieve të partisë me publikun e gjerë. Cilësia premtuese e tij mbështetet shpesh nga aftësitë, përvojat, inteligjenca, integriteti, instinktet, e sidomos cilësia më e mirë e një politikani është ndershmëria.
Dhe të gjitha këto cilësi që janë të cekura më lartë i kam gjetur tek Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Urime…. Sot jam 100% shtet….
Think about your future 119 ✅







