Komuna e Prishtinës

Aktivizohet qeverisja e Përparim Ramës: Aksion për rrënimin e mbindërtimeve pa leje

Komuna e Prishtinës, në krye me Përparim Ramën, ka nisur aksionin për rrënimin e ndërtimeve pa leje.

Rama, ishte zotuar se sa ta merrte postin e kryetarit të Prishtinës, do të ndërmerrte veprime për rrënimin e objekteve pa leje.

Disa pamje të tilla janë publikuar sot nga Komuna e Prishtinës në lagjen Ulpiana.

“Pamje nga aksioni për rrënimin e mbindërtimëve pa leje nga Inspeksioni i Komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftimin e komunës.