Jerusalem

Aktivizohen sirenat mbi Jerusalem që paralajmërojnë sulmet e mundshme ajrore

Autoritetet izraelite në Jerusalem kanë aktivizuar alarmin para pak çastesh, që paralajmëron për sulme të mundshme ajrore.

Këtë e bëri të ditur përmes një videoje, korrespondenti i Globe, ku dëgjohen sirenat duke alarmuar banorët e atjeshëm.

Kjo është hera e dytë që janë aktivizuar alarmet sot në Izrael, ka njoftuar Mark MacKinnon.

E me gjasë kjo po ndodhë si rezultat që militantët e Hamasit kanë njoftuar sot se kanë shkrepur raketa në drejtim të kryeqytetit të Izraelit, si kundërpërgjigje për bombardimet izraelite mbi shtëpitë e civilëve.

Ndryshe të shtunën militantët e Hamasit, nisën një sulm krejt të befasishëm në territorin e Izraelit, ku si pasojë humbën jetën 800 izraelitë.