Aktiviteti i parë mes Izraelit dhe Kosovës zhvillohet përmes sportit!

Sot, me ftesë të shtetit të Izraelit, po mbahet një aktivitet shahu mes lojtarëve të Kosovës dhe Izraelit. Kjo ngjarje u organizua në Ditën e Jeruzalemit si shenjë miqësie mes dy shteteve. Në hapje mbajtën fjalim zëvendësministrja Daulina Osmani, ambasadorja Ines Demiri dhe ambasadori Dan Oryan.

Ju ftojmë të lexoni fjalën e zëvendësministres më poshtë:

ENG: “On behalf of the Government of Kosova, I thank you for your invitation. We are honoured that this year’s Chess 4 Solidarity event is taking place between our two countries. Today we are celebrating Jerusalem Day together, one of the oldest cities in the world with one of the oldest games ever created.,

As a Deputy Minister of Culture, Youth and Sports, and as an athlete, I recognise the importance of chess both as a sport and as an art. Dating back more than a thousand years, it is one of the most captivating activities for the human mind. It requires extraordinary thinking abilities, focus and patience.

I also appreciate the symbolic meaning of today’s event because we know that sport is one of the best ways to unite two countries. Just like chess, the friendship and respect between our people has stood the test of time.

I wish all the players good luck. May the best ones win. Thank you.”

SHQ: “Në emër të Qeverisë së Kosovës, ju falënderoj për ftesën tuaj. Jemi të nderuar që aktiviteti i Shahut për Solidaritet këtë vit po zhvillohet midis dy shteteve tona. Sot ne po festojmë së bashku Ditën e Jeruzalemit, një nga qytetet më të vjetra në botë me një nga sportet më të vjetra.

Si zëvendësministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe si sportiste, e vlerësoj rëndësinë e shahut si sport dhe po ashtu si art. Sport mbi një mijë vjet i vjetër, është një nga aktivitetet më stimuluese për mendjen e njeriut. Kërkon aftësi të jashtëzakonshme të të menduarit, përqendrimit dhe durimit.

Gjithashtu vlerësoj domethënien simbolike të ngjarjes së sotme sepse ne e dimë që sporti është një nga mënyrat më të mira për të bashkuar dy vende. Ashtu si shahu, miqësia dhe respekti midis popujve tanë i ka rezistuar kohës.

I uroj të gjithë lojtarëve fat të mirë. Le të fitojnë më të mirët. Faleminderit.

May be an image of 4 people