VV

Aktivistja e VV reagon për listën e deputetëve që votuan kundër Ligjit për Statusin e Viktimave të Dhunës

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu- Kodra, së bashku me disa deputetë të tjerë të partive të ndryshme, është akuzuar sot nga aktivistë të Vetëvendosjes dhe shoqërisë civile për faktin se kanë votuar kundër Ligjit për njohjen e Statusit të Viktimave të Dhunës seksuale gjatë luftës.

Deputetja Deliu, ka reaguar përmes rrjetit social Facebook, duke demantuar këto “spekulime” dhe duke cekur se këto janë linçime me qëllim degradimi të këtyre deputetëve, transmeton Ballkani.info.

Postimi i plotë i deputetes Deliu:

Nje fushatë e ultë shpifëse, e inicuar dhe e shpërndarë nga disa oponentë politikë, kryesisht nëpër rrjete sociale dhe portale partiake, po mashtron opinionin publik se kinse unë dhe disa nga kolegët e mi deputetë kemi votuar kundër Plotësim Ndryshimit të Ligjit që rregullon statusin e viktimave te dhunës seksuale gjatë luftës.
Është skajshmërisht e turpshme kjo qasje linquese, që mbi te gjitha është një gënjeshter e qëllimshme që ka tendencë kryesore për të na denigruar nevepërsonalisht.
Si dëshmi që krejt kjo fushatë e orkestruar është nje shpifje e qëllimshme, këtu po e postoj të plotë mënyren e votimit të të gjithë deputetëve për Ligjin në fjalë, gjatë seancës së mbajtur me datë 20 Mars 2014.
Si dëshmi e keni edhe mënyren e votimit të deputetëve të cilen si të tillë e gjeni edhe ne web faqen e Kuvendit të Kosovës!

Deputetja Blerta Deliu- Kodra, ka shkuar edhe më tutje duke postuar kështu regjistrin e Kuvendit, ku shihen të gjith emrat e deputetëve që kanë votuar Pro apo Kundër këtij ligji, dhe ku e njejta listohet tek deputetët që kanë votuar pro.

Por pas këtij reagimi ka ardhur edhe komenti i pales tjetër, në këtë rast, Albana Gashi, aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje, përmes rrjetit social Facebook ka postuar një listë tjetër të regjistrit të Kuvendit, listë kjo e muajit Mars, 2013, ku shihet votimi Kundër i deputetëve në fjalë.

Postimi i plotë:

Blerta Deliu-Kodra paska reaguar në lidhje me një postim me emrat e deputetëve të cilët kanë qenë kundër Ligjit për njohjen e Statusit të Viktimave të Dhunës seksuale gjatë luftës, ku në mesin e tyre është edhe vet deputetja Deliu- Kodra. Tash që turpi e ka mbuluar dhe e kaluara i është kthyer po mundohet të manipulojë dhe paska postuar rezultatin nga votimi i leximit të dytë, ku zonja pas presionit publik, dhe pas reagimit të organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut si dhe ambasadave, ka ndërruar votën.

Pë hir të opinionit publik, unë po e postoj fjalimin e deputetes Deliu-Kodra dhe rezultatin e votimit të Projektligjit kur është bërë leximi i parë në Kuvendin e Republikës së Kosovës me një sqarim se si ka shkuar votimi, si dhe transkriptin i cili është dokument zyrtar i Kuvendit:

” BLERTA DELIU-KODRA: Faleminderit, kryetar!
Përshëndetje i nderuar Kabinet qeveritar,
Të nderuar kolegë deputetë,
Ndoshta fjala ime do të lidhet konkretisht me fjalën e zotit Kelmendi për shkak se edhe unë jam në të njëjtën vijë me atë që u tha paraprakisht këtu. Unë mendoj që ne si shoqëri ende nuk kemi statistika të sakta lidhur me viktimat civile të luftë së fundit në Kosovë për shkak se çdo vit variojnë shifra, të cilat ende nuk janë të evidentuara si shifra të sakta të viktimave civile që janë të prekura nga lufta e fundit në Kosovë. Prandaj, ajo që unë sot dua të them është që të apeloj te shoqatat që t‟i ofrojnë të dhënat dhe të gjitha ato institucione që janë marrë me këtë kategori të ndjeshme të shoqërisë të ofrojnë të dhëna të sakta, në mënyrë që ne të kemi mundësi që kësaj kategorie t‟i dalim në ndihmë. Edhe ideja ime është që të formohet një komision brenda Qeverisë për shkak se kam frikë që duke u munduar ta bëjmë një ligj dhe vërtet t‟i ndihmojmë kësaj kategorie të shoqërisë, mos po ndikojmë që ky numër i këtyre të rritet për shkak se fatkeqësisht kemi shumë pak viktima, të cilat janë deklarohen se janë viktima civile të luftës së fundit në Kosovë. Kjo është fjala ime. Faleminderit!”

Poashtu, në foton më poshtë mund të shihni votimin për rekomandimet e Komisionit për Financa dhe Komisionit për Shëndetësi, ku këto Komisione parlamentare i kanë rekomanduar Kuvendit, që MOS ta votojnë projektligjin.
Vota YES për rekomandimet e Komisioneve ka qenë votë NO për Projektligjin.


http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/proc/trans_s_2013_03_14_10_4805_al.pdf?fbclid=IwAR02lrP1k4p99RCSCXSWcI0F2hpo-Ah14lgSBrj-9mHEpqX2Kck4x2A_2t8

Me sa duket, palët kanë ngatërruar datat pasi që edhe deputetja Deliu, edhe aktivistja Gashi, kanë postuar lista të ndryshme dhe me data jo të ngjashme.