I moshuari që quhet Faik jeton në kushte të rënda ekonomike.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i qytetarërve, të cilët kanë premtuar ndihmë për Faikun.

Aktivisti Liridon Kurti, ka thënë se që nga dita e hënë do të kujdesen për Faikun.

“Të dashtun! Të gjithëve na ka prekur rasti i Bacit Faik. Duke e ditur dhe njohur nga afër rastin dua të iu siguroj që unë në emër të Islamic Relief do të përkujdesem që t’ia bëjmë pagesën e ndonjë shtëpie të kujdesit për të moshuarit dhe poashtu do t’i qëndrojmë afër që nga dita e hënë me çdo gjë që ka nevojë”, ka shkruar Kurti.