Aktivisti i PSD-së, Azdren Shala, ka komentuar konferencën e deputeti të VV-së, Haki Abazi, i cili ka adresuar akuza të rënda në drejtim të partisë në pushtet.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar me ironi së çka ka partia, tregon Hakia.
“Cka ka shpia, kallxon Hakia”, ka shkruar Shala.
Deputeti i LVV-së, Haki Abazi në një konferencë për media ka ftuar prokurorinë që ta hetojë kryeministrin Albin Kurti, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, Nazlije Balajn, Dijona Mihajlin dhe Flutura Gogajn.
“Si është e mundur që në pushtetin e LVV-së të zhduken mostrat e Astrit Deharit dhe kryeministri Kurti të mos e thotë asnjë fjalë të vetme për këtë gjë. Por ne, as si shoqëri, as si qytetarë individualë, e as si deputetë nuk mund të rrijmë të heshtur përballë një procesi të këtillë dhe ne duhet ta kryejmë punën për ta zbardhur këtë çështje deri në fund. Instituti i Mjekësisë Ligjore është i monitoruar 24 orë prej kamerave, dihet qartë se kush ka hyrë tek frigoriferi dhe kanë nxjerrë mostrat të cilat kanë qenë të vendosura nën mostra të tjera janë zhdukur”, ka deklaruar ai.







