“Marshojmë, s’festojmë”

Aktivistet i reagojnë Qeverisë: Protestës iu përgjigjën me dhunë policore

Aktivistet i kanë reaguar Qeverisë së Kosovës pas dhunës në protestën e sotme në marshin e përvitshëm të tetë marsit.

Faqja “Marshojmë, s’festojmë” përmes një reagimi, ka thënë se Qeveria sot ua mori aktivisteve të drejtën për protestë, duke ua ndaluar përdorimin e hapësirave publike.

“Sot, Policia e Kosovës dhunshëm i shtyu e i rrëzoi protestueset paqësore, duke mos i lënë të lëvizin lirshëm dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese në protestë. Dhuna e ushtruar sot nga ana e Policisë ishte krejtësisht e panevojshme, jo-proporcionale dhe e paarsyeshme. Policia u tregua efektive në zmbrapsjen e aktivisteve, por e njejta vazhdimisht dështon kur gratë vriten dhe përdhunohen, në hapësira private e publike.” – thuhet në komunikatë.

@ballkani.info Kolektivi “Marshojmë, s’festojmë” insistojnë të afrohen tek objekti i Qeverisë së Kosovës, hasin në rezistencë #marshojmesfestojme #kosovopolice #prishtina #protesta #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #shqip #8mars ♬ original sound – Ballkani.info

Tutje, thuhet se kjo dhunë kishte qëllim pamundësimin e shprehjes së kërkesave. Sipas tyre, reagimi i sotëm i Policisë, u bë me urdhër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe direct nga Qeveria.

“Ne sot kërkuam autonomi mbi trupat tanë, e mbi trupat tanë u lëshua dhunë policore. Prandaj, reagimi i Policisë në marshin e sotëm, me urdhër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, direkt nga Qeveria e Kosovës, është mesazh për aktivistet feministe. Dhuna e sotme, ka për synim të na heshtë!”

Por ne nuk do të ndalim luftën. Qëndrojmë të vendosura, për njana-tjetrën. Si të tilla, ne do të kërkojmë që dhuna e sotme e ushtruar ndaj aktivisteve feministe, të dënohet si shkelje kushtetuese, e së drejtës tonë themelore në protestë.” – thuhet në fund.