Prokuroria Speciale

Aktakuzë për terrorizëm ndaj personit që me grua dhe djalë iu bashkua ISIS-it

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë, pran Gjykatës Themelore në Prishtinë, në Departamentin e Krimeve të Rënda, kundër M.D., për shkak se ka kryer vepër penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste” nga neni 143 paragrafi 2 i KPK-së.

Sipas aktakuzës, M.D., me qëllim që ti bashkëngjitet grupeve terroriste në Siri, nga muaji mars 2013, me dëshirë, me vetëdije dhe me paramendim ka udhëtuar përmes rrugëve të ndryshme për në qytetin e Stambollit në Turqi.

Pas një kohe së bashku me bashkëshorten A.D., dhe djalin e tij, janë vendosur në Kilis në juglindje të Turqisë, afër kufirit me Sirinë, prej nga ilegalisht arrin në qytetin Gaziantep, pastaj i është bashkëngjitur organizatës terroriste ISIS, organizatë kjo, që vepron në Siri dhe Irak.

I pandehuri M.D., ka qëndruar në Siri deri në gusht të vitit 2017, deri sa është tërhequr nga këto organizata dhe i është dorëzuar autoriteteve të Turqisë, ku i njëjti ka kërkuar që të kthehet në Kosovë, me çka eprorët përkatës ia kanë mundësuar kthimin në Kosovë.

Me këto veprime, i pandehuri M.D., ka kryer veprën penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste nga neni 143 paragrafi 2 i KPK-së.