Gjakovë

Aktakuzë për shkelje të urdhrit mbrojtës të dhënë nga gjykata

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Sh.B., për veprën penale “shkelja e urdhrit për mbrojtje” nga neni 25 të Ligjit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje.

Sipas komunikatës së Prokurorisë, i pandehuri Sh.B., më 16 nëntor 2018, ka shkelur urdhrin për mbrojtje të dhënë nga Gjykata Themelore në Gjakovë.

Në bazë të aktvendimit i është ndaluar që të kërcënojë dhe të kryejë ndonjë veprim të dhunës ndaj palës së mbrojtur A.B., mirëpo i pandehuri ka shkelur urdhrin mbrojtës, duke përdorur prapë dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.