Aktakuzë ndaj shtetases turke për falsifikim të dokumenteve

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur aktakuzë kundër O.G., shtetase e  Turqisë, për veprat penale, “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” si dhe “Falsifikimi i dokumenteve”,.

E pandehura O.G., më 02.01.2017, në Gjakove, ka vërë në lajthim organin kompetent, qendrën për Pajisje me Dokumente-Agjencinë për Regjistrim Civil, ku në dokument publik të legalizojë një çështje te pavërtete, me qëllim të ikjes nga flet arresti  ndërkombëtar, bën ndërrimin e identitetit të saj të vërtetë, me identitet jo të vërtetë, respektivisht në F.R, me shtetësi Kosovare, lindur në Gjakovë, ku me këtë identitet arrin të pajiset me dokumente personale si letërnjoftim dhe pasaportë të RKS-së.

E pandehura O.G., më 30.01.2017, me dije e përdor dokumentin publik të falsifikuar,  me qëllim të ikjes nga fletë arresti ndërkombëtarë, të njëjtat dokumente i shfrytëzon si origjinal, deri sa arrestohet në Prishtinë më datë 07.11.2019,(ku ende gjendet në paraburgim) me qëllim të ekstradimit.

Prokurori  i rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që e  pandehura O.G., të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.