Aktakuzë ndaj dy drejtorëve të Komunës së Deçanit

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve R.H ., H.T dhe J.H., për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se R.H. ka lëshuar leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin, ndërsa H.T dhe J.H. nuk kanë inspektuar kanë lejuar ndërtimin pa leje.

“I pandehuri, R.H., në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit dhe Mbrojtje të Mjedisit në komunën e Deçanit, në katër raste të ndara, duke tejkaluar kompetencat e tij sipas detyrës zyrtare, ka lëshuar leje ndërtimi në kundërshtim me ligjet përkatëse, që sipas aktakuzës, ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar’”.

“Ndërsa, të pandehurit, H.T. në cilësinë e drejtorit të Inspektoratit në komunën e Deçanit dhe i pandehuri, J.H, si person zyrtar në pozitën e shefit të sektorit për inspektim në këtë komunën, nuk ndërmarrin veprimet e nevojshme për të zbatuar inspektimin sipas autorizimeve dhe obligimeve të tyre ligjore, duke lejuar mbindërtimin e tri kateve të një objekti, me ç’rast kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar’”, thuhet në njoftim.