Në Rahovec janë vandalizuar varrezat e komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptas.
Për këtë akt të shëmtuar ka reaguar kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi. Ai ka kërkuar nga organet e rendit që ta ndriçojnë sa më shpejt këtë akt të shëmtuar, shkruan Ballkani.info.
Reagimi i plotë i Latifit:
E dënojmë fuqishëm dëmtimin e varrezave të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptas në komunën e Rahovecit. Ne qëndrojmë së bashku dhe solidarizohemi me komunitetet në Kosovë për të dënuar këtë akt të ulët të vandalizmit dhe përdhosjes.
Distancohemi qartë nga veprime të tilla kriminale.
Kosova është vendlindja jonë e përbashkët, e harmonisë dhe bashkëjetesës, andaj çdo akt i dhunës dhe shpërfilljes së integritetit njerëzor, e dënojmë fuqishëm.
Ftoj organet e rendit që t’i ndriçojnë sa më shpejtë rrethanat e këtij akti ç’njerëzor dhe autorët e këtij veprimi të turpshëm të dalin para drejtësisë.
SL







