Aksioni në Brezovicë, Prokuroria jep detaje

Prokuroria Themelore e Ferizajt, është duke e vazhduar aksionin e jashtëzakonshëm në zonën e mbrojtur Brezovica, lidhur me ndërtimet pa leje dhe shkatërrimin e zonës së mbrojtur.

Ky institucion ka njoftuar se “Qëllimi i këtij inspektimi është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin”.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në koordinim dhe bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Ministrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjencinë Kadastrale të Kosovës, sot, janë duke realizuar një inspektim të jashtëzakonshëm në zonën e Brezovicës, i cili është vazhdimësi e aksioneve të mëhershme.

Qëllimi i këtij inspektimi është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin.

Lidhur me këtë rast, në vendin e ngjarjes ndodhet edhe Prokurori i Shtetit.