Inicialet e zyrtarëve policor të arrestuar dhe dyshohen për këto vepra penale

Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës në mëngjesin e së premtes  kanë arrestuar tetë zyrtarë policorë.

Ata dyshohen për veprat penale; “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas nenit 414 të KPRK-së, s “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike” neni 195 ”, “Ushtrimi i ndikimit” neni 424, si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substance narkotike” sipas nenit 267.

Personat e arrestuar janë me inicialet; D.M, M.G, V.F, V.B, V.SH, R.S, B.J dhe M.K.