‘Aksioni’ i policisë në Rrugën B ku u përdorën shok bomba ishte pjesë e xhirimeve (VIDEO)

Disa çaste më parë në rrjetet sociale është publikuar një video ku njësia speciale e Policisë së Kosovës shihej në një aksion tek Rruga B në Prishtinë.

Ballkani.info merr vesh që aksioni ka qenë i inskenuar për disa ushtrime/xhirime dhe nuk ka të bëjë me ndonjë operacion të policisë.

Në videon e publikuar, shihet momenti kur pjesëtarët e policisë përdorin edhe shok bomba. /Ballkani.info

loading…