Aksioni “Brezovica 3” është duke vazhduar edhe sot, ku deri tani janë bastisur shtatë lokacione përfshirë edhe rrethinën e Shtërpcës, nën dyshimin për lëshimin e lejeve ndërtimore në parkun kombëtar “Sharri”.

Prokuroria Themelore e Ferizajt përmes një njoftimi për media ka thënë se është duke vazhduar aksioni ‘Brezovica’ përkatësisht urdhër kontrolli në objektin e Komunës së strukturave paralele në Shtërpcë.

“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Krime të Rënda në Prishtinë, është duke vazhduar aksioni ‘Brezovica’ përkatësisht, urdhër kontrolli në objektin e Komunës së strukturave paralele në Shtërpcë, për shkak të dyshimit të veprave penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, marrje dhe dhënie të ryshfetit”, thuhet në njoftim.

Deri tani nuk është bërë e ditur për të arrestuar.

Ndërkohë, në aksionet e mëhershme janë arrestuar disa persona.