Aksionet e ekipeve italiane për kërkim-shpëtim në Shqipëri përmblidhen përmes një Videoje

Tërmetet që goditën Shqipërinë, e lanë pasoja fatale veçmas në Durrës e Thumanë, kanë mobilizuar të gjithë fqinjët, që nuk kursyen ndihmën e tyre.

Në ndihmë për të kërkuar trupat nën rrënoja erdhën edhe ekipe italiane.

Një video pak më e gjatë se 3 minuta, e postuar në faqen e Facebookut Fanpage.it, përmbledh aksionet e ekipeve italiane të përfshira në Shqipëri.

“Këtë herë engjëjt tanë kanë kapërcyer detin për të mbështetur ata që kanë humbur gjithçka. Faleminderit heronj”, thuhet në përshkrimin e shkurtër të videos, të cilën të plotë mund ta shikoni më poshtë: