Aksion tjetër i policisë, sekuestrohen në Vushtrri aparate për prodhimin e kriptovalutave

Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, në orët e mbrëmjes të datës 8 janar 2022, kanë gjetur dhe sekuestruar 6 aparate me 42 kartela për prodhimin e kriptovalutave.

“Sekuestrimi i aparateve dhe pajisjeve të dyshuara është bërë në fshatin Druar të Vushtrrisë, në kohën kurë njësia policore  ka ndaluar  një veturë me targa vendore, gjatë kontrollit të detajuar brenda veturës janë gjetur dhe sekuestruar 6 aparate me 42 kartela dhe  mjete të ndryshme  të dyshuara që  shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave”, thekson policia në njoftim.

Lidhur me veprimet e ndërmarra dhe pajisjet e sekuestruara është njoftuar prokuroi i çështjes i cili ka  sugjeruar që për  veprime të mëtejme hetimore  lidhur me rastin dhe pajisjet e sekuestruara të merren autoritetet doganore. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar drejtuesi i veturës i cili pas intervistimit  është liruar në procedurë rregullt, thuhet në fund të njoftimit.

Aksione të tilla sot ka pasur edhe në Leposaviq dhe Prishtinë.