Njësia speciale e Policisë së Kosovës është duke realizuar një aksion te Ministria e Bujqësisë në lagjen “Pejton” në Prishtinë.
Sipas burimeve tona Policia ka hyrë tek Agjencia Kadastrale e Kosovës.
Ballkani.info., ka pyetur Policinë rreth arsyeve të këtij operacioni policor, ndërsa këta të fundit janë shprehur se këso operacione realizohen në lokacione të ndryshme.
Zëdhëndësi i Policisë, Baki Kelani ka thënë se informacione shtesë do të jepen pas përfundimit të aksionit policor.
“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Ballkani.info.







