Ferizaj

Aksion kundër kontrabandës në Ferizaj, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar për kontrabandë me mjaltë mesditën e sotme në Ferizaj.

Pas një aksioni të zhvilluar nga Policia e Kosovës, Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe Dogana ka rezultuar me prangosjen e dy të dyshuarve.

Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari.

“Po, mund të ju konfirmoj se sot janë arrestuar dy persona si të dyshuar për kontrabandë me mjaltë” tha Jashari.

Gjatë aksionit është sekuestruar sasi e madhe e mjaltës që është kapur duke u kontrabanduar.