Aksion kundër drogës në Prishtinë, arresohen 4 persona

Antidroga e Policisë së Kosovës në orët e pasdites së sotme ka zhvilluar një operacion në Prishtinë, ku pas një hetimi katër mujor ka arritur të gjejë dy laborator të cilët kanë shërbyer për përpunimin dhe kultivimin e substancave narkotike.

Bahri Shala, Drejtor i Antidrogës në Policinë e Kosovës, në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka thënë se laboratorët janë hasur, një në fshatin Dabishevec dhe një në Prishtinë.

Ai tha se janë arrestuar katër persona të dyshuar të cilët për momentin janë duke u intervistuar në stacion të policisë.

Po ashtu sipas Shalës, janë konfiskuar pajisje të ndryshme dhe bimë narkotike të llojit kanabis stativa.

Hetimet kanë zgjatur rreth katër muaj ndërsa e gjithë puna është koordinuar me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

loading…