Policët dhe inspektorët me aksion në Prizren, mbyllin tri lokale dhe shqiptojnë gjoba

Policia e Kosovës mbrëmë ka pasur një aksion në komunën e Prizrenit dhe Suharekë, ku ka kontrolluar 68 lokale se a po i respektojnë masat kundër koronavirusit.

Gjatë këtij aksioni, Policia ka shqiptuar 32 tiketa për mosmbajtje të maskës dhe 9 tiketa për mosrespektim të orarit të lëvizjes.

Komunikatë e plotë:

Në zbatim të Vendimit të Qeverisë Nr.01/07 për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, një ekip e përbashkët e policisë dhe Inspektorëve të AVUK-ut, me datë 23 prill 2021, ka realizuar një kontrollë në komunën e Prizrenit dhe Suharekës nga ora 18:30-01:25 min.

Në këtë kuadër në Prizren dhe Suharekë u kontrolluan 68 lokale, për të cilat inspektorët dhe Policia gjeten parregullsi në disa prej tyre, tri nga lokalet u mbyllën me urdhër të Inspektorit, dhe u shqiptuan 18 fletparaqitje, nga këto 13 në Prizren dhe 5 në Suharekë.


Ndërsa policia në këtë aktivitet ka gjetur parregullsi në disa raste ka shqiptuar 32 tiketa për mosmbajtje të maskës dhe 9 tiketa për mosrespektim të orarit të lëvizjes që parasheh kohen nga ora 22:30-05:00.

Aktivitete të përbashkëta parashihen të realizohen edhe me tutje, në parandalim dhe respektim të masave nga Udhëzimi i Qeverisë dhe ligji për masat anticovid-19.