Aksion i policisë në Pejë, cak motoçikletat

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, sot në një aksion në qytet ka lëshuar fletë gjoba dhe ka larguar nga komunikacioni mbi dymbëdhjetë motoçikleta për mosregjistrim dhe për mosmbajtje të pajisjeve adekuate për ngasjen e mjetit të tillë.

“Gjithashtu Njësia rajonale e komunikacionit rrugor në Pejë do vazhdojë së implementuari ketë plan edhe në qytetet tjera të rajonit të Pejës si Istog, Klinë, Deçan dhe Junik dhe atë gjatë tërë sezones verore.

Pasi që tashmë është në rritje numri i ngasësve të motoçikletave në rrugë, duke përfshirë edhe atë ne të shumtën e rasteve ngasësit janë të rijnë në moshë, ku me ketë edhe shkaktojnë aksidentet të mundshme dhe për të parandaluar ketë Njësi e komunikacionit rrugor në Pejë nuk do ndalet gjatë tërë kësaj periudhe.

Duke marr parasysh se aksidentet në trafik ku të involvuar janë motoçiklistët zakonisht  rezultojnë me lëndime të rënda trupore apo edhe fatalitet, apelojmë për respektim të ligjeve dhe rregullave në komunikacion”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.