Aksion i madh kontrolli i veturave në qytetin e Podujevës

Një aksion i gjerë i Policisë së Kosovës është parë sonte në qytetin e Podujevës.

Dëshimtarët i kanë thënë Ballkani.info se dy pika të ndaljes janë krijuar në këtë qytet, një në hyrje dhe një në qendër të qytetit.

Këta dëshimtar kanë thënë se secila veturë që kalon po ndalet dhe po kontrollohet në detaje.

Deri më tash nuk ka asgjë zyrtare nëse ky aksion ka të bëjë me ndonjë operacion të gjerë në këtë qytet. /Ballkani.info/

loading…