Aksion i madh i policisë në Viti, cak bixhozi i kundërligjshëm

Policia e Kosovës ka organizuar mbrëmë një aksion kontrolli në qytetin e Vitisë për të parë nëse po respektohet ligji për lojërat e fatit.

Në këtë aksione të policisë janë prangosur tre persona.

Fillimisht, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër pas e njëjta dyshohet se kishte organizuar lojëra të fatit. Gjatë bastisjes në disa lokacione janë konfiskuar disa kompjuterë që kanë shërbyer për organizimin e lojërave. Pas intervistimit e dyshuara me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Po ashtu në Viti, është arrestuar një person pas i njëjti dyshohet se kishte organizuar lojëra të fatit të ndaluara. “Gjatë bastisjes në disa lokacione janë konfiskuar dy shtëpiza të kompjuterit dhe një printer që kanë shërbyer për organizimin e lojërave. Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njoftoi policia e Kosovës, transmeton Ballkani.info.

Ndërkohë, është arrestuar edhe një tjetër person, dhe ky dyshohet se kishte organizuar lojëra të fatit të ndaluara. Gjatë bastisjes në një lokal janë konfiskuar 14 shtëpiza kompjuteri dhe 10 televizorë që kanë shërbyer për organizimin e lojërave. Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të tri rastet janë iniciuar nga hetuesia për ‘organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’. /Ballkani.info