Aksion i madh i Policisë dhe IPK-së në rajonin e Prizrenit kundër fajdeve e bixhozit

Një aksion i madh i Policisë së Kosovës ka nisur në rajonin e Prizrenit.

Burime të Demokracia.com bëjnë të ditur se aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe ka të bëjë me luftën kundër bixhozit e fajdeve.

Burime të Demokracia.com brenda Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se përveç qytetarëve që pritet të arrestohen, i dyshuar është edhe një zyrtar i lartë policor në këtë rajon.