Prokuroria Speciale

Aksion i doganës dhe policisë në veri, dyshohet për disa vepra penale

Dogana e Kosovës në asistim nga Policia e Kosovës po zhvillojnë një aksion, ku janë bastisur katër lokacione.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu.

“Ky aksion është duke u referuar me urdhër të Prokurorisë Speciale ku dyshohet për veprat penale korrupsion, marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”, tha Lutfiu.

Ndërsa, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se policia është duke i asistuar doganës dhe janë bastisur katër lokacione.

Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të arrestuar nga ky aksion.