Policia e Kosovës ka hasur në organizim të skemave piramidale në Prishtinë.
Policia ka ndërmarrë një aksione nën dyshimin që po organizohen lojëra të fatit.
“Gjatë kontrollit në tri lokacione të ndryshme në Prishtinë ku dyshohej se janë duke u zhvilluar lojëra të fatit në mënyrë të kundërligjshme, janë konfiskuar si prova materiale: një llap top, tri shtëpiza kompjuteri, një telefon, shtatë monitor, 450 euro kesh para, katër tiketa të lojërave të ndryshme një bilte në për bastore”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës.
Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar.







