Aksidenti

Aksidetohen 100 makina në Kinë, lëndohen disa persona

Shumë njerëz u lënduan  pasi mbi 100 makina në një rrugë me akull në Kinë u aksidentuan. Ky shënon incidentin e fundit për shkak të kushteve ekstreme të motit në vend.

Disa makina u grumbulluan njëra mbi tjetrën, në qytetin Suzhou të provincës Jiangsu të Kinës lindore të premten, shkruan The Independent.

Tre persona pësuan lëndime të rënda dhe u desh të dërgoheshin në spitale, ndërsa gjashtë të tjerë pësuan gërvishtje të vogla, raportoi policia e trafikut.

Skenat dramatike të kapura nga televizioni shtetëror CCTV dhe të shpërndara në mediat sociale treguan makina të shumta të grumbulluara së bashku në mënyrë kaotike në autostradë.