Një këmbësor është goditur për vdekje të hënën në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur se ngasësja e automjetit që shkaktoi aksidentin m fatalitet, është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh.

“Ju njoftojmë lidhur me aksidentin i cili ndodhi sot në rrugën “Agim Ramadani”, se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e të dyshuarës, për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik” (me fatalitet). E dyshuara është dërguar në mbajtje ne kohëzgjatje prej 48 orësh”, njofton prokuroria.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të rënda.

Automjeti kishte goditur sinjalizuesin vertikal dhe më pas shtylla e sinjalizuesit ka goditur viktimën.

VIDEO BONUS: AAK kërkon debat parlamentar për sigurimet shëndetësore, pritet rezoluta