Aksidentohet vetura me dasmorë, lëndohet edhe kameramani (VIDEO)

Tre persona kanë mbetur të lënduar, pasi një makinë e dasmorëve u vetaksidentua pasditen e së mërkurës në rrugën Podujevë-Bajgorë.

Një nga ta është në gjendje më të rëndë dhe po trajtohet në Klinikën Intensive në QKUK, ku është i vendosur në ventilim mekanik pasi ka lëndime kryesisht të mushkërive dhe thyerje të brinjëve.

Vetura e aksidentuar ende po vazhdon të qëndrojë në vendin e ngjarjes, meqë zjarrfikësit nuk ia dolën ta largojnë atë.

Policia tashmë ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar deri tek ky aksident.

https://www.youtube.com/watch?v=of_dGrPVCfg