Aksidentohet vetura e Policisë, përfundon e përplasur për shtyllën elektrike

Një aksident automobilistik ka ndodhur ndërmjet veturës së Policisë dhe një veture tjetër private.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Reshan, më saktësisht te hyrja e transitit që të lidhë me autostradën Ibrahim Rugova.

Në pamjet e siguruara nga redaksia jonë shihet se vetura e Policisë ka pësuar dëme te konsiderueshme teknike.

Nuk raportohet për viktima, ose për lëndime të rënda.