Mbrëmë në Zubin Potok ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një traktori dhe një automjeti, ngasësit e të cilëve ishin serbë.
Si pasojë e kësaj, lëndime trupore kanë pësuar ngasësi dhe bashkudhëtari i automjetit.
Policia njofton se pas tretmanit fillestar mjekësor në qendrën shëndetësore të Zubin Potokut, viktimat u dërguan për tretman të mëtejmë mjekësor në repartin e kirurgjisë në Mitrovicë.
Me vendim të prokurorit, rasti i iniciua dhe mbetet nën hetime.







