Policia jep detaje

Aksidentohet një person në Prishtinë

Një person është aksidentuar nga një automjet në lëvizje në Prishtinë, të premten në ora 21:00.

Aksidenti nga ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, teksa rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 21:00,  në rrugën Luan Haradinaj në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësor”, thuhet në njoftim.

Nga policia nuk kanë njoftuar se cila është gjendja e të lënduarit nga aksidenti.