Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë në lagjen Bregu i diellit.
Nga pamjet që ka siguruar Ballkani.info shihet një motor i aksidentuar, derisa nuk dihet ende nëse ka të lënduar.
Nga pamjet duket se motori ka humbur kontrollin dhe ka goditur mbrojtëset e rrugës. Policia ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes. /Ballkani.info







