Po flitet se një autobus që po bartte 53 gra dhe fëmijë refugjatë është aksidentuar afër qytetit të Pasvalys në Lituani, raporton BBC.

Derisa vozitësi po udhëtonte nga kufiri Poloni-Ukrainë për në Findlandë, ai papritmas humbi kontrollin. Kjo ka ndodhur rreth orës 06:00 (me orë lokale), sipas kanalit televiziv lituanez, shkruan Reporteri.net.

Raportohet paktën 10 persona të lënduar, përfshirë fëmijë. Ata janë dërguar në spitalin më të afërm.

Pjesa tjetër e udhëtarëve u dërguan në një qendër kulturore, Salociai.

Këta të fundit po presin për informata të mëtejme mbi ecurinë e tyre të udhëtimit drejt Finlandës.