Aksidentohet në Sarandë çiklisti italian, niset me helikopter drejt Tiranës

Pasditen e sotme një 24-vjeçar nga Italia, Massimo Rosa, çiklist profesionist është aksidentuar dhe është transportuar për ndihmë në spitalin e Sarandës.

Sipas mjekëve çiklisti kishte dëmtim të ansive të sipërme dhe të poshtme me laceracione, plagë të hapura dhe dyshim për dëmtim të tendinave të ansive të sipërme.

Stafi mjekësor në Sarandë vendosi menjëherë transportimi i tij me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.