Aksidentohet motoçikleta në Prishtinë, lëndohen dy persona

Dy persona kanë marrë lëndime trupore, pasi një motoçikletë është aksidentuar sonte në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se të lënduarit janë ngasësi i motoçikletës dhe pasagjeri i tij.

“Sot rreth orës 19:20, në rrugën Bajram Kelmendi në  -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit dy persona (ngasësi i motoçikletësdhe pasagjeri ),kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti

“Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, u shpreh ajo.