Aksidentohet fotografi i Kim, ja çfarë bën Kanye!
Fotografi personal i Kim dhe Kanye, Marcus Hyde, është aksidentuar me veturën e tij dhe momentalisht ndodhet në spital duke luftuar për jetën.
Për këtë shkak, çifti i famshëm ka vendosur që të jetë zemërgjerë dhe të dhurojnë 25 mijë dollarë në donacionin e hapur për të, në mënyre që t’i ndihmojnë rreth shpenzimeve të shërimit.
Kim dhe Kanye vendosën që këtë donacion ta bëjnë publik me qëllimin që t’i inkurajojnë edhe të tjerët ta bëjnë të njëjtën gjë.
Në momentin e aksidentit, Hyde ishte i shoqëruar nga një grua, e cila është liruar nga spitali pas një kohe të shkurtër.