Aksidentohet dy automjete në Prizren (FOTO)

Një aksident trafiku ka ndodhur para disa çastesh në Prizren.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një furgon, ndërsa sipas dëshmitarëve të aksidentuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Në fotot e dërguara nga një lexues i Ballkani.info, shihen ekipet mjekësore dhe pjesëtarët e policisë në vendin e ngjarjes.

Ballkani.info do të iu mbajë të informuar tutje rreth detajeve…