Djali i William Levyt është dërguar me urgjencë për t’u operuar pas aksidentit.

Christopher Levy pësoi aksident me veturën e tij “Golf”, teksa pësoi lëndime të rënda.

14-vjeçari Levy është dërguar me helikopter në spital dhe menjëherë i është nënshtruar operimit.

Përmes rrjeteve sociale, aktori dhe bashkëshortja e tij, Elizabeth kanë falënderuar të gjithë për lutjet që kanë drejtuar për djalin e tyre.

“Faleminderit të gjithëve që pa na njohur luteni për djalin tonë Christopher, si familje. Zoti e shëroftë plotësisht dhe shpejt Christopherin dhe djemtë e tjerë. Me Zotin gjithçka është e mundur dhe ai mbron shërbëtorët e tij që i thërrasin. Christopher është një fëmijë i besimit. Ne e dimë që Zoti ishte atje me të dhe fëmijët e tjerë dhe nuk kemi asgjë përveç fjalëve të mirënjohjes ndaj Zotit që nuk na braktis kurrë! Shpresojmë ta shërojë Christopherin që ai të vazhdojë të jetë një dritë ndriçuese në fushën e bejsbollit dhe në të gjitha fushat e jetës. Sa herë që Christopher shkëlqen në fushë, ai falënderon Zotin, e nderon atë dhe i frymëzon të tjerët të bëjnë mirë dhe të kenë besim te Zoti. Ai është një udhëheqës! Paçi gjithmonë mençurinë për të përdorur bekimet e Zotit për të bekuar të tjerët. Amin!”, shkruan aktori në një postim në Instagram.