Një aksident trafiku ka ndodhur sot pasdite në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Një veturë me targa lokale dhe një autobus i trafikut urban janë ndeshur.

Dëmet materiale në aksident janë të konsiderueshme ndërsa nuk është bërë e ditur për ndonjë person të lënduar.

Policia e Kosovës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.